Shkodra Tourism Awards është iniciativë që feston dhe nderon njerëzit, bizneset dhe historitë që
po çojnë Shkodrën drejt një standardi të ri në turizëm. Nga liqeni te Alpet, nga Velipoja te zemra
urbane e qytetit, ky event vlerëson kontributet që formësojnë përvojën turistike dhe imazhin
modern të Shkodrës
Mbrëmja gala përfaqëson kulmin e këtij rrugëtimi: një natë ku komuniteti, profesionistët e
turizmit dhe partnerët tanë bashkohen për të festuar sukseset e vitit dhe për të nderuar ata që me
punë dhe pasion e kanë çuar Shkodrën drejt nivelit të destinacioneve më të rëndësishme në
Shqipëri dhe Ballkan.
Sjellim Inovacion
Shkodra Tourism Awards është platforma që prezanton historitë më të suksesshme, projektet
inovative dhe strukturat e mikpritjes që vendosin standarde të reja në rajon. Kjo është hapësira ku
dallohet ekselenca dhe ku promovohen shembujt më të mirë të industrisë.
Shprehim Mirënjohje
Eventi është konceptuar si një format vlerësimi dhe falënderimi për të gjithë ata që punojnë çdo
ditë me pasion dhe përkushtim për të rritur cilësinë e shërbimit dhe imazhin e Shkodrës si
destinacion turistik të besueshëm dhe të veçantë.
Japim Vlerësim
Duke u mbështetur te pasuritë unike natyrore të Shkodrës, liqeni, lumenjtë, malet dhe bregdeti,
ne vlerësojmë ata që arrijnë t’i transformojnë këto resurse në përvoja të strukturuara, të
qëndrueshme dhe me ndikim pozitiv në komunitet.
Kontribuojmë në Rritje
Shkodra Tourism Awards synon të nxisë rritjen ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe
fuqizimin e aktorëve lokalë të turizmit, duke krijuar ura bashkëpunimi midis bizneseve,
institucioneve publike dhe komunitetit. Eventi shërben si platformë që mbështet inovacionin,
profesionalizmin dhe vizionin për një Shkodër më konkurruese në skenën kombëtare dhe
ndërkombëtare.