Bizneset, profesionistët dhe aktorët e turizmit mund të aplikojnë ose të nominohen në kategoritë përkatëse.
Përmes të dhënave të marra nga platformat kryesore ndërkombëtare të turizmit (Booking.com, Expedia, TripAdvisor, Airbnb) dhe burimeve të tjera, kryhet një analizë e detajuar e performancës së çdo subjekti.
Një juri profesionale vlerëson kandidatët bazuar në kritere të qarta.
Gjatë Mbrëmjes Gala, ku mblidhen së bashku për të festuar sukseset e vitit 2025 figurat më të rëndësishme të industrisë së turizmit, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e dorëzimit të trofeve dhe certifikatave për secilën kategori.