categories

Luxury Hotel of the Year

Vlerëson hotelin që ofron përvojën më të lartë të luksit, shërbim të personalizuar dhe komoditete të cilesisë premium.

Boutique Hotel of the Year

Kjo kategori vlerëson strukturat që spikasin me karakter të veçantë, dizajn autentik dhe eksperienca që i bëjnë vizitorët të ndihen të veçantë me mikpritje të personalizuar.

Villa Concept of the Year

Për strukturen që ofron një koncept unik akomodimi, privatësi dhe përvojë të veçantë për vizitorët dhe që ndërthur në mënyrë unike akomodimin ekskluziv me gastronominë cilësore, duke krijuar një koncept të plotë mikpritjeje

City Hostel of the Year

Vlerëson hostelin urban që kombinon komoditetin, komunitetin dhe aksesueshmërinë për udhëtarët.

Suites & Apartments of the Year

Për apartamentet dhe suitat më cilësore që ofrojnë hapësirë, komoditet dhe dizajn modern

Holiday Resort of the Year

Vlerëson resortin që ofron eksperiencën më të plotë të pushimeve, me aktivitete të integruara, relaks, ushqim cilësor dhe shërbime të përshtatura për familjet dhe udhëtarët. Një resort që krijon një botë të tërë brenda vetes.

Lake Experience of the Year

Vlerëson konceptin akomodues ose turistik që shfrytëzon në mënyrë shembullore bukuritë e Liqenit të Shkodrës. Kjo kategori vlerëson projeketet që transformojnë ambientin natyror në eksperienca të kujdesshme, të qëndrueshme dhe me identitet të fortë.

Agrotourism of the Year

Vlerëson bizneset që lidhin traditën bujqësore me mikpritjen moderne. Nderohen strukturat që promovojnë gastronominë e zonës, prodhimet lokale dhe eksperiencat autentike rurale, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

EcoStay Experience of the Year

Vlerëson strukturën akomoduese që ofron përvojën më të qëndrueshme dhe të harmonizuar me natyrën. Kjo kategori nderon destinacionet që ruajnë autenticitetin natyror, zbatojnë praktika ekologjike dhe krijojnë një përjetim unik mes qetësisë së malit, ujërave kristal dhe bukurisë së paprekur të zonës

Alpine Concept of the Year

Vlerëson strukturat dhe projektet që ofrojnë përvoja të shkëlqyera malore — nga dizajni tradicional alpin te aktivitetet outdoor dhe shërbimi mikpritës. Kategoria nderon ata që i japin jetë turizmit malor në Shkodër dhe Alpet Shqiptare.

Guesthouse of the Year

Vlerëson shtëpitë pritëse që ofron ngrohtësi, autenticitet dhe mikpritje tradicionale. Kjo kategori vlerëson përvojat që sjellin ndjenjën e mikpritjes shqiptare në formën e saj më të pastër.

Innovation in Tourism of the Year

Vlerëson idetë dhe projektet që kanë sjellë ndryshim pozitiv në industrinë e turizmit. Nderohen iniciativat që prezantojnë teknologji të reja, modele të reja biznesi, zgjidhje kreative ose qasje që rrisin vlerën e destinacionit.

Innovation in Culinary of the Year

Vlereson konceptet gastronomike që kanë sjellë risi në mënyrën e të ushqyerit dhe përjetuarit të kuzhinës lokale. Mund të përfshijë menu kreative, teknika inovative, produkte të reja ose eksperienca të reja kulinare.

Traditional Concept of the Year

Nderon strukturen turistike që ruan dhe përcjell me përkushtim traditën kulinare shqiptare dhe shkodrane. Kjo kategori vlerëson konceptet që ndërthurin recetat e trashëguara, produktet vendase dhe shijen autentike me një atmosferë të ngrohtë e familjare. Një destinacion ku kultura, historia dhe gastronomia tradicionale bashkohen për t’u ofruar vizitorëve përvoja të vërteta dhe të paharrueshme.

Fine Dining Restaurant of the Year

Vlerëson eksperiencën gastronomike më të rafinuar, ku arti i kuzhinës, prezantimi dhe shërbimi ndërthuren në mënyrë perfekte. Kjo kategori nderon kreativitetin, elegancën dhe orientimin drejt ekselencës.

Bar & Lounge Concept of the Year

Nderon konceptin që ka krijuar atmosferën më atraktive për argëtim. Kjo kategori vlerëson vendet që shihen si pikë referimi për aktivitetet e mbrëmjes në Shkodër.

Influencer of the Year

Për content-creator që ka promovuar më së shumti Shkodrën, turizmin lokal dhe përvojat kulturore. Vlerësohen ndikimi, kreativiteti, angazhimi dhe kontributi në rritjen e imazhit të destinacionit.

Travel & Tour Operator of the Year

Vlereson operatorin që ofron itineraret më cilësore, guidat më profesionale dhe shërbimin më të besueshëm për vizitorët vendas dhe të huaj. Vlerësohet për cilësinë, organizimin dhe eksperiencën klientit.

Sport & Adventure Activities of the Year

Vlerëson bizneset që ofrojnë aktivitetet më të mira sportive dhe të aventurës — nga hiking te sportet ujore, nga bicikleta malore te terrenet sportive. Nderohen për sigurinë, kreativitetin dhe rolin në promovimin e Shkodrës si destinacion aktiv.

Lifetime Impact Award

Çmim nderi që vlereson një individ ose institucion me kontribut të jashtëzakonshëm dhe afatgjatë në zhvillimin e turizmit. Vlerësohen vizioni, ndikimi dhe roli i tyre në formësimin e industrisë turistike të Shkodrës.